Rreth nesh
EUR(H)OPE është një projekt i Erasmus+ që zgjat 24 muaj, i cili ka si qëllim të ndërtojë kapacitete të të rinjve të moshës 18-25 vjeç, që jetojnë në komunitetet kufitare si Mesdheu dhe Adriatiku, duke i angazhuar në aktivitete trajnimi dhe advokimi rreth identitetit evropian përmes teknikave gazetareske dhe metodologjive të “Edukimit Jo-Formal” (Non-Formal Education).
Ky projekt përfshin katër organizata; përkatësisht nga Shqipëria, Italia, Maroku dhe Spanja dhe synon të ofrojë një hapësirë për reflektim mbi një pyetje të kahershme: çfarë kuptimi ka koncepti i Evropës sot për ata që janë qytetarë të Bashkimit Evropian, për ata që do të bëhen qytetarë të saj dhe për ata që migrojnë për të jetuar në Bashkimin Evropian?
Ne e imagjinojmë Evropën jo si një hapësirë burokratike, por si një bashkësi të imagjinatave, identiteteve dhe një model demokracie. Por, a është ende kështu për të rinjtë nga shtetet që janë pjesë e Evropës (Spanja dhe Italia); për të rinjtë që duan t’i bashkohen Evropës (Shqipëria) apo për ata që përfaqësojnë një nga rrugët kryesore të migrimit drejt Evropës (Maroku)?
Ne imagjinojmë se, të pajisur me mjetet e duhura profesionale, ata do të jenë të aftë – tani dhe në të ardhmen – të ndërtojnë vetë narrativën e tyre, me qëllim që të sjellin në hapësirat vendimmarrëse të Bashkimit Evropian propozime që do të kontribuojnë për ta bërë idenë e Evropës gjithnjë e më të qëndrueshme dhe inovative. Ne gjithashtu besojmë se nëse kjo narrativë vjen nga vetë ata që përshkruhen si “njerëz në tranzit”, rëndësia është shumë më e madhe.
Outputs
Aktivitete
TRAJNIMI
Nga data 9 deri më 13 dhjetor 2025, partnerët e projektit do të zhvillojnë një trajnim në Shqipëri (Tiranë). Përmes këtij trajnim, profesionistët që punojnë me të rinj do të pajisen me aftësi të nevojshme në analizimin e narrativës aktuale, zhvillimin e teknikave të intervistimit dhe përgatitjen e gazetarisë vetë-treguese dhe narrative. Gjithashtu, profesionistët që punojnë me të rinj do të mund t’i praktikojnë këto vizione të përbashkëta në terren, përmes punës shkrimore dhe intervistimit, gjithnjë duke pasur parasysh qasjen e Edukimit Jo-Formal (Non-Formal Education). Komentet e marra nga pjesëmarrësit do të shërbejnë për përditësimin e Self-Telling Kit, i cili do të përfshijë disa produkte gazetareske të prodhuara gjatë asaj periudhe
WORKSHOP-ET LOKALE
Tre workshop-e do të organizohen në secilin vend partner, ku profesionistët rinorë që morën pjesë në trajnimin në Shqipëri do të ndajnë ato që mësuan gjatë mobilitetit me 10 të rinj lokalë, konkretisht në lidhje me: teknikat e intervistimit, gazetarinë vetë-rrëfyes dhe studimin e kujtesës.
SHKËMBIM RINOR
Një shkëmbim rinor do të zhvillohet në Barcelonë mbi temën “E drejta për të treguar historinë tënde: teknikat dhe qasjet e narrativave personale dhe kolektive”. Pesë përfaqësues lokalë të të rinjve nga secili vend partner do të mblidhen dhe, nën mbikëqyrjen e një trajneri dhe një profesionisti të gazetarisë, do të punojnë në post-produksion, duke krijuar dhe redaktuar së bashku produkte komunikimi që tregojnë historitë e tyre personale të migracionit dhe identitetit përmes formateve të tyre të preferuara gjuhësore (podcast, mini-dokumentar, etj). Këto rezultate do të bëhen publike pas përfundimit të shkëmbimit rinor.
Policy Labs
Dy policy labs do të organizohen në secilin vend partner, ku përfaqësues të autoriteteve lokale dhe rajonale do të angazhohen në një tryezë të rrumbullakët me punonjësit rinorë lokalë, të rinjtë dhe menaxherët e projekteve të partnerëve, me qëllim përfshirjen e rezultateve të projektit në politikat dhe praktikat ekzistuese. Këto policy labs do të ofrojnë një hapësirë ku vlerat, emocionet, përvojat dhe perceptimet e aktorëve të ndryshëm shprehen dhe eksplorohen, së bashku me rezultatet e marra nga projekti.
Qëndro në kontakt!
Italy (Milan)
Morocco (Tiznit)
Spain (Barcelona)
Email: dbishop@asceps.org